E goditi bombola në kokë, reagon Lapaj: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, ku tregon momentet e prishjes nga policia të tendave të ngritura prej tij dhe mbështetësve të tij në trotuarin para Kryeministrisë. Sipas Lapajt, aty ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital për ekzaminime. “Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, thotë Lapaj në postimin e tij, teksa tregon atë që ndodhi. “Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku...
Burimi:
javanews.al