“E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe digjen do jetë e pamundur
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan këtë të mërkurë Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit Smart City, sistemi i ri i monitorimit që përdor Inteligjencën Artificiale për rritjen e sigurisë publike. Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se sistemi do të shërbejë edhe për monitorimin e kufijve dhe luftën kundër kriminalitetit, ndërsa theksoi se projekti ka nisur të japë rezultatet e para konkrete. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se, pavarësisht vështirësive gjatë zbatimit, projekti tashmë ka hyrë në fazën e funksionimit dhe do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. “Nuk ka projekt që nuk ndesh në pengesa. Por sot jemi në një...
Burimi:
vizionplus.tv