E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për Gazën, Rama publikon FTESËN e Trump

E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për Gazën, Rama publikon FTESËN e Trump

Edi Rama dhe Donald Trump TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e “Bordit të Paqes”, një strukturë e re që do të merret me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës. Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook letrën zyrtare që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar për të qenë pjesëmarrës si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën. Trump ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbej si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Letra mban mban datën 16 janar 2026, ku presidenti Trump i drejtohet Kryeministrit shqiptar me një ftesë për t’u bashkuar në atë që ai e cilëson si një “përpjekje historike dhe madhështore”...