“Dy mandate, nuk mund të ndërtojnë rrënjë”/ Deputeti tregon katër reforma, që do të sillnin ndyshim nga kjo protestë

“Dy mandate, nuk mund të ndërtojnë rrënjë”/ Deputeti tregon katër reforma, që do të sillnin ndyshim nga kjo protestë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar ne nje studio televizive deklaroi se protesta mund të quhet e suksesshme nëse realizon katër reforma të mëdha që do të sjellin ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe qeverisjen e vendit. “Shqipëria ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Patjetër për ndryshime kushtetuese. Kjo protestë duhet të detyrojë parlamentin që ekziston sot të votojë një procedurë referendumi më të prekshme dhe më të drejtpërdrejtë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal. Sepse kur në Zvernec kërkohet të ndërtohet, ai komunitet duhet të ketë të drejtën e referendumit për ta ndaluar, siç e ka Zvicra. Ndryshimi i dytë është limitimi me dy mandate i çdo titullari të zgjedhur me votë në Shqipëri. Flasim nga kryeministri te kryetari i...