Dy fëmijët u përplasën për vdekje, ndërsa një tjetër përfundoi te Trauma, Rama: Zoti u dhëntë forcë prindërve t’i mbijetojnë dhimbjes
Teksa ka mbërritur më Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian, kryeministri Edi Rama ka marrë vesh lajmin për vdekjen e dy fëmijëve në Durrës. Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë, ndërsa i bashkohet lutjes për shërimin e fëmijës së tretë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Mësohet se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë. Të miturit ishin të gjithë të moshës 10 vjeçare. “Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar...
Burimi:
top-channel.tv