“Dush i ftohtë nga Brukseli”, analisti godet Sali Berisha pas reagimeve të BE: I izoluar dhe pa mbështetje

“Dush i ftohtë nga Brukseli”, analisti godet Sali Berisha pas reagimeve të BE: I izoluar dhe pa mbështetje

Një ditë pas Gjermanisë, edhe Bashkimi Europian i nxori karton të kuq dhunës periodike të Sali Berishës. Reagimi i Brukselit i bën thirrje Partisë Demokratike të largohet nga praktikat e dhunës dhe t’i rikthehet jetës normale në parlament dhe komisioneve të reformës. Flamujt e BE dhe të Gjermanisë shoqëruan molotovët të dielën në protestë, por dy deklaratat e Berlinit dhe Brukselit janë një tjetër dush i ftohtë për Sali Berishën dhe partinë e tij. Analisti i njohur Ergys Mërtiri, thotë se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë mesazhe të qarta se ato nuk e mbështesin dhunën që Sali Berisha ushtron, në protestat e tij kombëtare. Ai theksoi për një emision televiziv se Berisha është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe në këto kushte është absurde të mendosh që...