‘Durrës Marina duhet hetuar plotësisht’/ Cara: Nga Dako te Sako, në Durrës ndryshojnë emrat, por jo skemat e korrupsionit
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se korrupsioni në tendera është kthyer në sistem në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë dhe pushtetin lokal në Durrës për skema të mirëorganizuara favorizimi dhe shpërdorimi të pasurive publike. Sipas Carës, tenderat në vend ndërtohen me specifikime të personalizuara “me milimetër”, për të garantuar fitues të paracaktuar, ndërsa kjo praktikë, sipas tij, është zbatuar prej vitesh edhe në Bashkinë e Durrësit, si në kohën e Vangjush Dakos ashtu edhe nën drejtimin e Emiriana Sakos. Ai theksoi se problemi nuk kufizohet vetëm te rasti i fundit prej 3.6 milionë eurosh, por është pjesë e një mekanizmi shumë më të gjerë, ku sipas raportit të SIGMA-s, 50% e tenderave në Shqipëri zhvillohen pa garë...
Burimi:
syri.net