“Duket sikur punon veç ministrja, roja dhe…”, kritikat e Ramës për Ministrinë e Jashtme, Spiropali: Jam plotësisht dakord!

“Duket sikur punon veç ministrja, roja dhe…”, kritikat e Ramës për Ministrinë e Jashtme, Spiropali: Jam plotësisht dakord!

edi rama dhe elisa spiropali TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka rënë dakord me kritikat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me dikasterin që ajo drejton, ndërsa premtoi një reformim të thellë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që u zhvillua të premten, kryeministri Rama tha se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja. “Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse...