‘Drejtësia e kapur, problemi më i madh i Shqipërisë’/ Shehaj: Protestat duhet të jenë përbashkuese, jo përçarëse

‘Drejtësia e kapur, problemi më i madh i Shqipërisë’/ Shehaj: Protestat duhet të jenë përbashkuese, jo përçarëse

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se dhuna ndaj protestuesve nuk është një fenomen i ri, por një praktikë e përsëritur ndër vite, me qëllim frikësimin e qytetarëve. Ajo theksoi se protestat duhet të jenë përbashkuese dhe të shmangin përçarjen, ndërsa ngriti shqetësimin për kriminalizimin e ekonomisë dhe korrupsionin, për të cilat tha se i ka denoncuar prej vitesh. Shehaj kritikoi edhe funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe SPAK-ut, duke pretenduar se, pavarësisht fondeve të mëdha të shpenzuara për reformën në drejtësi, nuk janë rikuperuar paratë e humbura në afera korruptive. Sipas saj, drejtësia është çështja që duhet të bashkojë qytetarët. Shehaj: Dëgjo Flavio, unë nuk kam patur asnjëherë mundësi që të kem një komunikim apo të jem...