“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në 15 vjetorin e 21 janarit se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen ku u shënuan 4 viktima. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Rama e thirri atë protestë pasi falsifikoi një video të filmuar nga Dritan Prifti dhe i kërkoi ish kryeministrit të kohës që të pranonte zgjidhjen politike ose “do të kalohej mbi kufoma”. Sot u bënë 15 vite nga 21 janarit i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, gjatë kohës që ju ishit kryeministër i vendit. Keni diçka për të thënë? Sali Berisha: Unë i kam thënë të gjitha për këtë ngjarje. Kam shkuar dhe në prokurori e kam dëshmuar për këtë ngjarje, e cila ishte...