Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

Procesi penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar prej muajsh me një përplasje të fortë procedurale mes mbrojtjes, SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në qendër të këtij debati ka qenë e drejta e të pandehurit për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore. Prej disa muajsh Veliaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se kjo e drejtë nuk është garantuar plotësisht. Vendimi i fundit i gjykatës, që i dha mundësinë Veliajt të njihet me aktet e dosjes, erdhi pas një serie kërkesash dhe debatesh të forta në seancat paraprake. Fillimi i përplasjes procedurale Çështja nisi të marrë dimension publik në momentin kur mbrojtja e Veliajt ngriti pretendimin se ai nuk kishte akses real në materialet e hetimit,...