‘Dorëheqja e Ramës, kusht i panegociueshëm’! Protestuesit përsërisin kërkesat në ditën e 27-të të protestës

‘Dorëheqja e Ramës, kusht i panegociueshëm’! Protestuesit përsërisin kërkesat në ditën e 27-të të protestës

Para kryeministrisë, një protestuese në emër të grupit koordinues të protestës lexoi edhe sot kërkesat e panegociueshme ndaj kryeministrit Rama,  5 kërkesat të cilat në pikë të parë kanë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës. Sot shënohet dita e 27-të e protestës. “Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 27 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë: Tërheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë! Krijimin e një qeverie teknike transitore jo-partiake me mandat 12-mujor! Ndryshime kushtetuese ku...