DOKUMENTI – PD zyrtarizon përjashtimet e mbështetësve të Salianjit, Noka firmos për dy këshilltarët

DOKUMENTI – PD zyrtarizon përjashtimet e mbështetësve të Salianjit, Noka firmos për dy këshilltarët

Partia Demokratike përjashtoi nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, kryetarin e grupit Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku.Shkak është bërë mbështetja që ata i kanë dhënë lëvizjes së ish-deputetit Ervin Salianji, që kërkon reformim të strukturave drejtuese të selisë blu.Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme”, për “shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin”.Në vendimin e firmosur dhe vulosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, propozohet edhe kryetari i ri Ardian Muka.Në dokumentin me titull “Për ndryshimet në grupin e këshilltarëve të PDSH në Këshillin Bashkiak Durrës”, theksohet se “vendimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes...