Doktori i vetes, jo i Shqipërisë!

Doktori i vetes, jo i Shqipërisë!

Në analet e historisë politike shqiptare, Sali Berisha, kardiolog në profesion, është sjellë si një kirurg që pasi hap trupin e pacientit në sallën e operacionit, harron t’i mbyllë plagën sepse është i zënë duke admiruar veten në pasqyrat e sallës. I vetëshpallur si “shpëtimtari” i kombit në vitin 1992, Doktori duket se gjatë tre dekadave ka pasur vetëm një pacient prioritar: pushtetin e tij. Karriera e tij nisi me premtimin për demokraci, por u shndërrua shpejt në një autokraci. Ironia e parë e madhe shpërtheu në vitin 1997. Një mjek i vërtetë, do të kishte dalluar simptomat e një gangrene financiare siç ishin firmat piramidale. Por “Doktori” zgjodhi t’u thoshte shqiptarëve se paratë e tyre ishin “më të pastrat në botë”. Rezultati? Pacienti – Shqipëria – përfundoi në reanimacion, ndërsa...