“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

Erion Braçe, deputeti i PS-së, ka folur këtë të mërkurë me Erla Mëhillin në “Now” lidhur me zhvillimet e brendshme dhe të përgjithshme politike në vend. Braçe i është përgjigjur moderatores edhe për betejën për zgjedhjet në Tiranë, ku ka shprehur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, ai do të vijojë betejën. Mëhilli: A i qëndroni sërish projektit për të kandiduar në Bashkinë Tiranë? Braçe: Është çështje algoritmi kjo, ndaj s’ju ka rënë në sy, sepse janë marrë me protestën. A keni dëgjuar të tërhiqem nga ky projekt? Jo. Nuk tërhiqem nga ajo gjë. Nuk kam kërkuar as nder, as favor, as çelës karriere, as nuk kam kërkuar shpërblim për çfarë kam bërë deri tani. Nuk dua të më emërojnë. Kam kërkuar një proces...