“Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë”/ Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për të vazhduar betejën tonë

“Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë”/ Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për të vazhduar betejën tonë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një “foltore” në zonën e Astirit në Tiranë. Në fjalën e tij, ai bëri sërish thirrje për protestën e 8 majit, duke u shprehur se shqiptarët do të bëjnë kilometrin e fundit për sakrificën e tyre. “Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë! 8 Maj është dita jonë! Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t’u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda...