“Do dalë e vërteta”, Meta paralajmëron Ramën për llogaritë politike: Kryeministri simbol i dyfytyrësisë politike, me..
Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për një emision televiziv u pyet nëse do ta takonte kryeministrin Edi Rama, nëse një ditë do të gjendej përballë tij. Meta tha se i del përballë cilitdo, ndërsa theksoi se koha do të tregojë se kush ka llogari për të larë me popullin. “Unë dal përballë cilitdo dhe as nuk e ndërroj rrugën dhe as nuk i ul sytë. Përpara shqiptarëve do të jem gjithmonë ballëhapur sepse kam mbrojtur interesin kombëtar dhe demokracia për mua është interes kombëtar. Koha do tregojë se kush ka llogari për të larë me këtë popull”, tha Meta. Duke iu referuar Ramës, Meta tha “ne jemi karaktere të ndryshme, ai është karakteri i akrepit, unë jam karakteri i shqiponjës”....
Burimi:
sot.com.al