“Do angazhohemi me një cikël takimesh në të gjitha qarqet”, Rama në podcast: Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme e PS-së
Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku tregoi se do të nisin një sërë takimesh në qarqe. “Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste”, u shpreh kryesocialisti, teksa shtoi se do të flasin për një sërë problematikash. “Dhe në mbyllje të shënimeve, dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të gjithë territorin, ku do të angazhohemi me një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët që do të nisin së shpejti dhe natyrisht...
Burimi:
top-channel.tv