‘Ditët e Starmer janë të numëruara’/ Xhymshiti: Britania në krizën më të thellë politike që nga Lufta e Dytë Botërore

‘Ditët e Starmer janë të numëruara’/ Xhymshiti: Britania në krizën më të thellë politike që nga Lufta e Dytë Botërore

Në një intervistë për “SYRI I BOTËS” me moderatoren Dori Daka në Syri TV, gazetari Vudi Xhymshiti deklaroi se Britania e Madhe po kalon një krizë të thellë politike dhe lidershipi, duke theksuar se edhe Keir Starmer po përballet me të njëjtin fat si paraardhësit e tij në Downing Street. Sipas Xhymshitit, tradita politike britanike funksionon mbi bazën e ruajtjes së interesit shtetëror dhe, sapo një kryeministër humbet besueshmërinë e publikut dhe institucioneve, fillojnë mekanizmat për largimin e tij. Ai përmendi pakënaqësitë mbi politikat ekonomike, si dhe skandalet që lidhen me ministra të kabinetit të Starmer, të akuzuar për pranimin e donacioneve nga persona të lidhur me Izraelin dhe Kinën. Gazetari theksoi se mediat britanike kanë intensifikuar hetimet ndaj qeverisë, sidomos pas publikimit të informacioneve...