“Ditën që do largohet Berisha, do jenë 20 kandidatë në garë”, Murrizi: Le të kandidojnë fëmijët e tij, por…

“Ditën që do largohet Berisha, do jenë 20 kandidatë në garë”, Murrizi: Le të kandidojnë fëmijët e tij, por…

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, ka deklaruar se sa kohë është Berisha në garë, ai vetë por dhe të tjerë që e synojnë postin e kryetarit të PD, nuk ka për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas Murrizit, arsyeja është e thjeshtë pasi nuk bëhet lokomotiva, vagoni i fundit i vagonit të fundit. “Ditën që nuk do të kandidojë Berisha, do të kesh mbi 20 kandidatë të tjerë. Pra, ditën që nuk do të jetë Berisha në garë për kryetar, aty do të ketë një garë që ndoshta askush s’i merr 50% plus një të anëtarësisë herën e parë, por që më mirë do të shkohet drejt balotazhit. Në pjesën tjetër do të ketë një shkundje tjetër, një qasje tjetër të atyre që do të...