Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Rama: Kontributi i tyre, thelbësor për një shëndetësi që përmbush standardet europiane

Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Rama: Kontributi i tyre, thelbësor për një shëndetësi që përmbush standardet europiane

Në ditën ndërkombëtare të mjekëve kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e profesionalizmit të çdo mjeku. Kryeministri ka ndarë disa pamje të “Facebook”, ndërsa shprehet se kontributi i mjekëve është thelbësor për avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane. “Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Rama. /vizionplus.tv