Dita e Europës, ministri Hoxha: Është edhe dita e Shqipërisë, një dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit dhe solidaritetit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë mesazhin e tij për 9 majin, Ditën e Europën. Me anë të një postimi në X, ministri shprehet se kjo ditë është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ministri shtoi se për Shqipërinë Europa nuk është thjesht një destinacion, por një zgjedhje vlerash dhe përgjegjësi e përbashkët për një të ardhme më të mirë. “Ndajmë të njëjtin mendim me Presidentin Costa. Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara. Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se...
Burimi:
top-channel.tv