Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama
Sot mbushen 52 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë. Në sheshin “Skënderbej”, u mblodhën qytetarët, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. Tubuesit kërkojnë edhe anulimin e ligjit për investitorët strategjikë. Pas qëndrimit para selisë së qeverisë, protestuesit do të kalojnë edhe në disa rrugë në qendër të Tiranës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv