‘Disa bashki kanë vështirësi financiare’, zbulohet raporti i PS për Reformën Territorale: 4 skenarë për ndarjen e re

‘Disa bashki kanë vështirësi financiare’, zbulohet raporti i PS për Reformën Territorale: 4 skenarë për ndarjen e re

Raporti përfundimtar i PS për reformën Territoriale parashikon katër skenarë se si mund të konfigurohet harta e bashkive nisur nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por jo një numër fiks të këtyre njësive. Në dokumentin prejn 357 faqesh, nuk ka të përfshirë asnjë hartë apo numër bashkish të propozuara nga PS-ja. Raporti nis me një parathënie të bashkëkryetarit socialist, Arbër Mazniku, argumentohet se përse harta e miratuar 12 vjet më parë, duhet të ndryshohet. “Shqipëria e sotme nuk ka më të njëjtën shpërndarje të popullsisë dhe të aktivitetit ekonomik që kishte kur u përcaktua ndarja aktuale administrative. Disa zona janë rritur, ndërsa të tjera kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Një numër bashkish përballen me vështirësi për të siguruar financa të qëndrueshme, staf të...