Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri Lamallari tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike. Më tej Lamallari u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion që “mban shtetin”, ndërsa iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon. Duke folur për transformimin e Policisë së Shtetit, ministri theksoi se...