‘Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër’/ Denoncimi i blogerit: Rama po përgatit antimiting nesër në Vlorë

‘Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër’/ Denoncimi i blogerit: Rama po përgatit antimiting nesër në Vlorë

Gazetari dhe blogeri Olti Curri ka ndarë në profilin e tij në Instagram një mesazh që tregon se i është dërguar nga një punonjës i administratës publike në Sarandë. Sipas mesazhit të publikuar, punonjësve të administratës u është kërkuar të marrin pjesë në një aktivitet ku pritet të flasë kryeministri Edi Rama në Vlorë. Ndjekësi shkruan: “Përshëndetje Olti, si je? Ore po na detyrojnë të vemi nesër në orën 6 në Vlorë se do llapi Rama. Punoj në administratë në Sarandë. Urdhër i prerë, nisja nga Saranda në orën 3. Autobuzat filluan listat me detyrim. Postoje pak të lutem se me këta s’paska punë. Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër.” Nga përmbajtja e mesazhit tregohet se pjesëmarrja e administratës në aktivitet është bërë...