“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të revolucionarizojë prokurimet publike në Shqipëri! Do të rekrutojmë më të mirët e tregut
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta kanë mbajtur një konferencë për mediat për të folur se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i një reforme modernizuese antikorrupsion. Kryeministri prezantoi zhvillimet më të fundit në reformën e prokurimeve publike, duke theksuar rritjen e aksesit të kompanive në kontratat publike dhe ndryshimet strukturore që po ndodhin në këtë fushë. Kryeministri bëri të ditur se Shqipëria po përgatitet të kalojë drejt një sistemi tërësisht të ri të prokurimit publik elektronik, i bazuar në inteligjencë artificiale. Ai deklaroi se projekti synon të transformojë rrënjësisht mënyrën e zhvillimit të prokurimeve, duke eliminuar procedurat manuale dhe duke garantuar...
Burimi:
vizionplus.tv