Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dhurata e çuditshme/ Erdogan i fal Edi Ramës një avion Airbus
Dhurata e çuditshme/ Erdogan i fal Edi Ramës një avion Airbus Pse i duhet Edi Ramës një avion në dispozicion në një moment kritik si ky? Cili është qëllimi i kësaj dhurate nga Erdogan, që rrëzon gjithë propagandën e Ramës për udhëtime të lira? Në mesin e një krize institucionale në Tiranë, kur po përshkallëzohet konflikti mes qeverisë së Edi Ramës me gjyqësorin, mediat turke raportojnë për një marrëveshje të çuditshme dypalëshe mes Tiranës dhe Ankarasë, që parashikon kalimin falas të një avioni qeveritar nga Turkish Airlines drejt qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për një Airbus A319-115J, një avion me vlerë 11.9 milion dollarë. “Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar për palën përfituese, ndërsa Turqia do të mbulojë të gjitha kostot e transferimit” shkruan...