Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Dhuna në Kuvend, Lita: Skenë e përsëritur, do të agravohet edhe më shumë ditët në vijim
Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si sjellje të përsëritur atë që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës u përplasën me Gardën. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Lita tha se sot u konkretizua thirrja e vazhdueshme që ishte bërë në Këshillin Kombëtar. Sipas tij, kjo sjellje bëhet për të mbajtur të karikuar qytetarët. Pjesë nga biseda: Borakaj: Sjellja e sotme e opozitës? Lita: Mendoj se kemi konkretizim. Nëse flasim vetëm për ditën e sotme, është një film i parë nga legjislatura e mëparshme. PD premtonte revolucion dhe ndizte zjarre. Është një film i parë forma e agresivitetit. Por mendoj se kemi të bëjmë me një konkretizim në atë që u tha në...