Dhuna ndaj protestuesve/ Koka: Shfaqje e një dekadence totale, qëndresa ka kapur nervin e duhur të regjimit

Dhuna ndaj protestuesve/ Koka: Shfaqje e një dekadence totale, qëndresa ka kapur nervin e duhur të regjimit

Pas 31 ditësh rezistencë të pandërprerë qytetare, qeveria duket se ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm dhe nën një panik të thellë. Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e mesditës, nën moderimin e Arnold Kariqit, gazetari Bledian Koka u shpreh se ajo që nisi si një reagim popullor, tani ka marrë përmasat e një destabiliteti qeveritar, ku dhuna policore ndaj protestuesve në Kuvend, flet për një regjim në dekadencë totale. Sipas tij, dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve nuk është më rastësore. Përgjigjja disproporcionale e forcave të rendit ndaj atyre që protestojnë qoftë edhe me mjete simbolike si hedhja e vezëve – një akt i njohur proteste në çdo demokraci – sipas Kokës, tregon nervozizmin e lartë të mazhorancës aktuale, e cila ka humbur...