Dhuna e policisë ndaj prostestuesve te Kuvendi, reagon Berisha: Egërsi shtazore…
Lideri i opozitës shqiptare ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë para kryesisë së Kuvendit. Egërsi shtazore, shkruan Berisha. “Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”. Mesazhi: Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t'i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen. Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna...
Burimi:
syri.net