DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

Gjykata e Lartë do të shprehet sot për njehsimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Këtë të hënë në mesditë Kolegjet do të shprehen mbi kërkesën e Prokurorisë së Apelit Tiranë për rastin e Bektesh Zenelit, që u bë shkak për mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nëse do të ndryshojë ose jo vendimi njëhsues i vitit 2011, ku referohen aktualisht organet gjyqësore për caktimin e masës së arrestit. Bashkë me vendimin pritet që në seancën publike të shpallet edhe vendimi mbi vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara, por nuk dihet si janë ndarë në vota 16 gjyqtarët pro dhe kundër. Që të miratohet ai vendim, duhet që shumica e gjyqtarëve të votojnë pro...