Deputetja Vata denoncon gjendjen alarmante të Unazës së Burrelit: Investim 1.2 mln euro i çuar dëm
Deputetja e Partisë Demokratike për zonën e Burrelit, Denisa Vata, ka denoncuar gjendjen alarmante të Unazës së qytetit të Burrelit, e cila paraqet rrezik serioz për banorët dhe është një investim i dështuar me vlerë 1.2 milionë euro. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në SYRI TV, me gazetarin Arnold Kasrriqi, deputetja Vata u shpreh se situata është tejet shqetësuese, duke theksuar se çarjet e mëdha në rrugë rrezikojnë drejtpërdrejt edhe banesat përreth. “Këtu poshtë janë edhe disa shtëpi që janë të rrezikuara për shkak të kësaj rruge, për shkak të çarjes së saj. Jam pa fjalë, nuk di çfarë komenti mund t’i bësh një investimi 1.2 milionë euro,” - u shpreh Vata. Sipas saj, rruga është inauguruar në qershor, ndërkohë që Partia Demokratike e ka denoncuar problematikën...
Burimi:
syri.net