Deputetja e PD: Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për arrestime, por për një model që nuk prodhon më korrupsion
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të kalojë nga reagimi ndaj rasteve individuale tek ndryshimi i mekanizmave që e prodhojnë atë, gjatë fjalës së saj në konferencën e organizuar nga CSDG mbi raportin vjetor të SPAK dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Tabaku theksoi se raporti evidenton se forcimi i institucioneve nuk është shoqëruar ende me një dobësim të qëndrueshëm të strukturave që prodhojnë korrupsion. Në këtë kuadër, ajo theksoi se Kuvendi duhet të luajë një rol më aktiv në mbikëqyrjen e reformave dhe institucioneve, duke kaluar përtej miratimit formal të ligjeve dhe duke vlerësuar efektivitetin real të tyre. “Parlamenti duhet të masë ndikimin e reformave dhe të kërkojë llogari kur rezultatet nuk përputhen me...
Burimi:
javanews.al