Deputeti socialist kërkon ndryshim të Kodit Penal, Braçe: Ngjarja në Durrës nuk është aksident, por vrasje me dashje

Deputeti socialist kërkon ndryshim të Kodit Penal, Braçe: Ngjarja në Durrës nuk është aksident, por vrasje me dashje

Nuk ka munguar reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, për tragjedinë në Durrës, ku dy fëmijë 10-vjeçarë, humbën jetën nga përplasja me makinë, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për socialistin kjo ngjarje është vrasje me dashje dhe jo aksident. Ai shton se ngjarje të tilla duhet të trajtohen ligjërisht si vrasje me dashje, duke kërkuar dënime më të rënda për drejtuesit e automjeteve që shkaktojnë tragjedi të tilla. Braçe i bën thirrje parlamentit të veprojë menjëherë për ndryshime ligjore, duke theksuar se shumica parlamentare i ka votat për ta bërë këtë. Ai propozon gjithashtu masa konkrete për sigurinë rrugore: “Durrës / lagjet e ish kënetës. Kështu u vranë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë,...