Deputeti Kliti Hoti takon të rinjtë e Shkodrës: E ardhmja e vendit duhet të ndërtohet nga ju

Deputeti Kliti Hoti takon të rinjtë e Shkodrës: E ardhmja e vendit duhet të ndërtohet nga ju

Deputeti i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit, ku u diskutuan problematikat dhe sfidat që ata përballojnë. Gjatë bisedës u theksua shqetësimi për largimin e të rinjve nga vendi, ndërsa deputeti Hoti theksoi se për të zënë një vend pune duhet meritokracia dhe jo punësimi partiak. Në fjalën e tij, Hoti vuri në dukje se shumica e të rinjve duan të studiojnë jashtë Shqipërisë, duke nënvizuar rrezikun e shpopullimit të qyteteve dhe zonave rurale. Ai gjithashtu garantoi se do të jetë zëri i tyre në Parlament dhe se e ardhmja e vendit duhet të ndërtohet prej tyre. Deputeti u shpreh se për këto sfida janë të nevojshme masa konkrete, që të rinjtë të mund të...