Deputeti i CDU në Gjermani takon Berishën: Duhet transparencë në gjyqësor. Kreu i PD: E njoftova për bllokimin e drejtësisë

Deputeti i CDU në Gjermani takon Berishën: Duhet transparencë në gjyqësor. Kreu i PD: E njoftova për bllokimin e drejtësisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, priti sot në selinë blu deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman. Pas takimit, ata dhanë një prononcim për gazetarët, ku zbardhën diskutimet mes tyre. “E njoha me pengesat e mëdha serioze me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelave të drogës, dhe vështirësi të tjera që ne përballemi dhe vendosmërinë tona për të vazhduar përpjekjen në këtë vend. Faleminderit zotit Bayer për interesin dhe mbështetin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët.”, tha Berisha. Beyer në mbyllje të fjalës së tij, theksoi se do të ketë bashkëpunim për integrimin europian të Shqipërisë. “Duhet transparencë dhe qasje e hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Këtë folëm, dhe në...