Deputeti Gjin Gjoni zbardh kërkesën e eurodeputetëve për PD: Na thanë mos u largoni nga…

Deputeti Gjin Gjoni zbardh kërkesën e eurodeputetëve për PD: Na thanë mos u largoni nga…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në nje emision televiziv, tregoi se çfarë i kanë kërkuar eurodeputetët PD-së. “Që kur opozita ka hyrë në Parlament, maksimumi 3 seanca janë realizuar normalisht. Dy çështje janë thelbësore për opozitën sot: Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore. Këto duhet të marrin përparësi sepse gjithçka nis nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani, nga njëra anë thonë ndërkombëtarët që nuk duhen protesta të dhunshme dhe kërkesa e eurodeputetëve është: mos u largoni nga Parlamenti! Këtë i kërkojnë me këmbëngulje opozitës. Pra, thonë “hajde bëje fasadë”, deklaroi Gjoni. Sipas tij, “të gjithë politikanët europianë, ngjarjet që ndodhin në Paris, Bruksel e Greqi, ku digjen e bllokohen rrugët, nuk thonë pse protestoni kështu. Në Shqipëri përdoret një standard i...