Deputeti Balliu propozon projektligj: Pasuritë e krimit t’u jepen efektivëve të rënë në detyrë, familjeve të viktimave dhe çifteve të reja. Maxhoranca voton kundër
Mazhoranca socialiste rrëzoi në Komisionin për Integrimin Europian projektligjin e paraqitur nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili synonte përdorimin social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar. Nisma u kundërshtua nga deputetët e mazhorancës me relatore deputeten Sara Mila. Gjatë diskutimit në komision, Balliu theksoi se projektligji synonte që pasuritë e sekuestruara nga krimi i organizuar të mos mbeten thjesht asete të administruara nga shteti, por të përdoren drejtpërdrejt në shërbim të shoqërisë. Sipas tij, këto pasuri duhet të shkojnë për familjet e efektivëve të rënë në detyrë, për familjet e qytetarëve të pafajshëm që kanë mbetur viktima të atentateve kriminale dhe për mbështetjen e çifteve të reja për strehim, si një mënyrë për të përballuar krizën e banesave dhe shpopullimin...
Burimi:
top-channel.tv