“Deputetët e PD të futen atje te vendi”, ish-prokurori: Le të sakrifikohen dhe t’i nxjerrin provat që kanë

“Deputetët e PD të futen atje te vendi”, ish-prokurori: Le të sakrifikohen dhe t’i nxjerrin provat që kanë

Publikimi i materialeve hetimore dhe lufta kundër korrupsionit, ka ndezur debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN pasi gazetari Lavdrim Lita deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike që pretendojnë se disponojnë materiale të SPAK duhet t’i bëjnë ato publike, edhe përmes mediave jashtë Shqipërisë. Por sipas tij, mungon vullneti për të luftuar korrupsionin “Këta deputetët e Partisë Demokratike që kanë USB-në e SPAK-ut, ta çojnë në Kosovë, ta çojnë në Kroaci, ta botojnë, ta botojnë në një media andej dhe e marrim ne dhe e botojmë. Ka për kapur për të futur brenda. Ka një mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin”, tha Lita. Në përgjigje të tij, deputeti demokrat Gjin Gjoni i tha: “Ju po të jeni të zotë merruani deputetëve dhe...