Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, ‘Diella’. Pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim lidhur me këtë padi, ku PD pretendon se ‘Diella’ nuk përmbush cilësitë e një ministri dhe dekretimi i saj nga Presidenti Bajram Begaj ka qenë në shkelje të ligjit. Një e pesta e deputetëve të PD-së u ankuan në Kushtetuese dhe kërkonin shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj dhe rrjedhimisht edhe shfuqizimin e ‘Diellës’ si minister. “Ndaj deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit ;Për emërimin e Kryeministrit’, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë,...
Burimi:
javanews.al