Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore

Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore

Është depozituar në Kuvend projektligj i ri që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 22 vjeç nga përmbajtje që lidhen me identitetin gjinor, seksualitetin dhe ndryshimet e karakteristikave biologjike, të cilat konsiderohen të papërshtatshme për moshën dhe zhvillimin e tyre. Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Tritan Shehu, sipas të cilit projektligji parashikon kufizime në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar, duke ndaluar përfshirjen në kurrikula, tekste dhe aktivitete të koncepteve që lidhen me identitetin gjinor të ndryshueshëm, ndryshimin e seksit apo forma alternative të familjes jashtë modelit tradicional. Po ashtu, kërkohet që arsimi të mbetet i fokusuar në standarde shkencore dhe zhvillimore të përshtatshme për moshën. Një pjesë e rëndësishme e draftit lidhet me rolin e prindërve, duke...