Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Demokratët shtynë njëri-tjetrin në Parlament, Tafani: Më erdhi keq për Korreshin, ka rezistuar shumë sot
Analisti politik Endri Tafani tha se sjellja e opozitës këtë të enjte në Parlament i ka shërbyer si PD-së, ashtu edhe PS-së. Ai tha në studion e Quo Vadis, se qeveria, duke qenë se shumë deputetë demokratë janë të pezulluar, do t’i kalojë ligjet shpejt e shpejt. Nga ana tjetër, ai shtoi se PD-ja e bën këtë sjellje për t’i treguar popullit se po lufton për të. Me batutë, Tafani komentoi edhe kaosin dhe dhunën që krijuan demokratët, ku tha se Saimir Korreshi rezistoi shumë, referuar edhe videove virale në rrjete sociale. “PD-së i shërben si marketing që jemi duke luftuar për këtë popull. Por duket që është e gjitha një teatër. Politika e pranon edhe teatrin për marketing. Unë dal, përplasem në Kuvend dhe nga...