Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka folur pas emërimit të tij në detyrë lidhur me dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post. I pyetur nëse deputeti Ervin Salianji ka kërkuar mbështetje për emërimin e tij, Shabani u përgjigj shkurt: “Salianji nuk është deputet. Nuk kam asnjë koment, nuk është fushë e veprimtarisë sime.” Në lidhje me paralajmërimet se çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të pretendimeve për tërheqjen e firmave nga disa deputetë, Shabani u shpreh se është i hapur për një hap të tillë. “Nëse Gjykata Kushtetues e shfuqizon emërimin tim, normalisht nuk do jem më Avokat i Popullit. Nëse më ndodh një aksident më pas, mund të vdes dhe nuk do jem më. Sot jam Avokat Populli, nëse ata duan ta çojnë ta bëjnë,...