Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka komentuar situatën në selinë blu duke theksuar nevojën për hapje më të gjerë të Partisë Demokratike ndaj figurave të reja nga fusha të ndryshme. Ai u shpreh se opozita nuk mund të funksionojë me një numër të kufizuar drejtuesish dhe se afrimi i kontributeve të reja është thelbësor që PD të vijë në pushtet. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Demiraj shprehu bindjen se kryedemokrati Berisha i di rrugët dhe metodat për ta forcuar PD-në në muajit në vijim. “Do duhet që PD t’i hapë komplet portat, që të ofrojë njerëz të tjerë me kontribute më të mëdha nga të gjitha fushat, dhe nuk mendoj që PD duhet të ketë vetëm 15-20 figura,...
Burimi:
javanews.al