Deklaratat e Ramës për Kushtetuesen, Këlliçi: Nxit më shumë korrupsionin
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut. Sipas deputetit deklarata e Ramës nxit edhe më shumë korrupsionin, abuzimin dhe vjedhjen. Këlliçi e akuzon Ramën si avokat zyrtar të vjedhjes dhe makutërisë. “Edi Rama nxit dhe më shumë korrupsionin, shpallet avokat zyrtar i vjedhjes dhe makutërisë! Edi Rama ka nxitur sot ministrat dhe zyrtarët e qeverisë së tij që të vazhdojnë abuzimin, të vijojnë me korrupsionin, pra të mos ndalen së vjedhuri, pasi është ai që do t’i mbrojë. Kohë më parë ai qe shprehur se partia dhe ai nuk do të bëhej avokati i askujt që kryen shkelje. Sot, ai mori sërish në mbrojtje Belinda Ballukun, e...
Burimi:
sot.com.al