Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e shkaktuar nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikëve që kërkuan një qëndrim publik më të fortë nga autoritetet shqiptare, duke theksuar se Shqipëria ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme. Rama theksoi se nuk ka nevojë për histeri sa herë që “del një çyryk në Beograd e flet përçart”. “Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm...