Deklarata e fortë e Nazarkos: Edhe Lulzim Basha do shpallej non-grata nga SHBA
Analisti Mentor Nazarko ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ai ka qenë pranë shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko u shpreh se Basha vuajti presionin ndërkombëtar, që opozita të mos tërhiqte kandidatët nga zgjedhjet vendore, pasi një veprim i tillë konsiderohej destabilizues për rajonin. “Në tentojmë t’ia atribuojmë çështjen ‘McGonigal’ Berishës. Në fakt ajo është e lidhur me Bashën. Z.Basha ishte gati për t’u shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të. Edhe Basha ka duruar një lloj presioni të kombinuar ndërkombëtar, dhe të brendshëm, për ta ulur intensitetin e asaj…Ai është kërcënuar. Në momentin e tërheqjes së kandidatëve nga zgjedhjet...
Burimi:
javanews.al