Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit
Në një lëvizje që synon të reduktojë përqendrimin e pushtetit administrativ në zyrën e Kryeministrit, qeveria ka përgatitur një projektligj të ri që ndryshon ligjin “Për burimet ujore”. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), e cila deri më tani raportonte drejtpërdrejt te Kryeministria, do të kalojë zyrtarisht nën varësinë dhe mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit. Përputhja me standardet e Bashkimit Evropian Ky riorganizim institucional shihet si një hap strategjik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Legjislacioni evropian (Acquis Communautaire) e trajton ujin primarisht si një element ekologjik dhe mjedisor. Bashkimi i AMBU-së me Ministrinë e Mjedisit pritet të sjellë një koordinim shumë më të mirë për Kapitullin 27 të negociatave me BE-në (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike), proces i cili drejtohet pikërisht nga kjo...
Burimi:
javanews.al