Debati për dialektin në Parlament, gjuhëtarja: Duhet të ruhet gjuha standarde, ndryshe do kemi “anarki”

Debati për dialektin në Parlament, gjuhëtarja: Duhet të ruhet gjuha standarde, ndryshe do kemi “anarki”

Deputetja e re socialiste Marjana Koceku ka zgjedhur me vetëdije të flas në dialektin geg në Parlament, ndonëse administrata e Kuvendit i zbardh fjalimet e saj në gjuhën standard si detyrim ligjor. Në përgjigje virtuale ndaj kritikave, Marjana këmbëngul në respektimin e dialektit duke e konsideruar “gegnishten standardin e saj”. Por gjuhëtarja Mimoza Kore vlerëson se kjo filozofi mendimi nëse 140 deputetë nuk do të flisnin gjuhën e unifikuar, rrezikon të sjell anarki. “Përderisa standardi është gjuha e institucioneve shtetërore, e shkencës e shkollës, padyshim që Parlamenti vjen i pari që është institucioni më i lartë i shtetit. Standardi këtë qëllim ka që deputetin ta marr vesh edhe shqiptari në Konispol edhe ai në Shkodër apo në Tropojë. Edhe ku më shumë se kurrë deputetit...